Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht Zhurnal.mk – Me rastin e festës kombëtare 2 Gusht – Ilinden, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mori vendim për faljen e gjithsej 25 personave të dënuar.

Sipas vendimit të publikuar në „Gazetën Zyrtare“, gjashtë të dënuar janë liruar plotësisht nga vuajtja e mëtejshme e pjesës së mbetur të dënimit me burg, ndërsa për 19 persona dënimi është shkurtuar pjesërisht, njofton 4news.mk.

Të liruar plotësisht nga dënimi me burg janë:

  • Ilini Anushev (Shkup)
  • Trajço Tançev (Kavadar)
  • Amir Saiti (f. Çegran, Gostivar)
  • Borçe NasteskI (f. Tazhevë, Makedonski Brod)
  • Blagoçe Petreski (Prilep)
  • Amin Hajçoski (f. Osoj, Kërçovë)

Në pjesën e dytë të vendimit, 19 të dënuar përfitojnë shkurtim të pjesshëm të dënimit me burg, ku pjesa më e madhe e tyre lirohen nga vuajtja e dënimit për një periudhë prej 5 deri në 9 muaj. Shkurtimi më i madh i dënimit i është përcaktuar Imer Shefije Jakupit nga fshati Zajaz i Kërçovës, të cilit dënimi me burg i shkurtohet për 1 vit e 6 muaj.

Vendimi për faljen është marrë në bazë të nenit 84 të Kushtetutës dhe Ligjit për Falje dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit të tij.

Plotësisht lirohen nga vuajtja e pjesës së mbetur të dënimit me burg:

  • Ilin Lupço Anushev nga Shkupi;
  • Trajço Boris Tançev nga Kavadari;
  • Amir Nadir Saiti nga f. Çegran, Gostivar;
  • Borçe Trajan NasteskI nga f. Tazhevë, Makedonski Brod;
  • Blagoçe Rubin Petreski nga Prilepi;
  • Amin Merkis Hajçoski nga f. Osoj, Kërçovë.

Pjesërisht lirohen nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg:

  • Ismailhaki Haxhiu nga Shkupi – 8 muaj;
  • Jetulla Ismail Selimi nga Shkupi – 5 muaj;
  • Kadir Naim Zulbeari nga f. Cerovë, Tetovë – 5 muaj;
  • Aleksandar Vidan Atanasovski nga f. Stracin, Kratovë – 5 muaj;
  • Sadat Ramadan Nuhiji nga Kumanova – 5 muaj;
  • Tarhan Uzeir Shakirov nga f. Bansko – 9 muaj;
  • Stojançe Mite Shterijov nga Shtipi – 5 muaj;
  • Marjan Jovan Antiç nga f. Mokrino – 5 muaj;
  • Gjorgje Nikola Belçev nga Gjevgjelia – 9 muaj;
  • Hristijan Mitko Gjorgiev nga Gjevgjelia – 5 muaj;
  • Boban Pançe Josifoski nga Prilepi – 5 muaj;
  • Antonio Dragan Mirçevski nga Ohri – 5 muaj;
  • Hristijan Boro Krsteski nga Struga – 5 muaj;
  • Gjorgievski Aleksandar Bozhidar nga Shkupi – 5 muaj;
  • Karanfilovski Boban Nikola nga Kumanova – 5 muaj;
  • Zenula Imer Jusufi nga f. KoçilarI, Komuna e Gradsko – 5 muaj;
  • Alii Metush Avni nga Shkupi – 5 muaj;
  • Jahja Mustafa Muhamed nga Shkupi – 5 muaj;
  • Jakupi Imer Shefije nga f. Zajaz, Kërçovë – 1 vit e 6 muaj.

artikuj të ndërlidhura