Shkup, 28 nëntor Zhurnal.mk – Është publikuar kalendari zyrtar i festave dhe ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoninë e Veriut, i cili përfshin festat shtetërore që vlejnë për të gjithë qytetarët, si dhe ditët e pushimit për pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme fetare dhe etnike në vend.
Sipas kalendarit, edhe gjatë vitit 2027 qytetarët do të kenë disa ditë pushimi me rastin e festave shtetërore, fetare dhe përvjetorëve të rëndësishëm kombëtarë.
Festat zyrtare dhe ditët jo pune për të gjithë qytetarët në vitin 2027 janë:
1 janar (e premte) – Viti i Ri
7 janar (e enjte) – Krishtlindjet ortodokse
9 mars (e martë) – Fitër Bajrami, dita e parë
1 maj (e shtunë) – Dita e Punës
3 maj (e hënë) – Pashkët ortodokse, dita e dytë
24 maj (e hënë) – Shën Kirili dhe Metodi
2 gusht (e hënë) – Dita e Republikës – Ilindeni
8 shtator (e mërkurë) – Dita e Pavarësisë
11 tetor (e hënë) – Dita e Kryengritjes Popullore
23 tetor (e shtunë) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
8 dhjetor (e mërkurë) – Shën Klimenti i Ohrit
Ditët jo pune për qytetarët e besimit ortodoks:
6 janar (e mërkurë) – Buzmi, dita para Krishtlindjeve
19 janar (e martë) – Uji i Bekuar
30 prill (e premte) – E Premtja e Madhe
18 qershor (e premte) – Dita e Shpirtit të Shenjtë
28 gusht (e shtunë) – Fjetja e Hyjlindëses Mari (Shën Mëria e Madhe)
1 nëntor (e hënë) – Dita e të Gjithë Shenjtorëve
25 dhjetor (e shtunë) – Krishtlindjet, dita e parë
Ditët jo pune për qytetarët e besimit islam:
16 maj (e diel) – Kurban Bajrami, dita e parë
Ditët jo pune për qytetarët e besimit katolik:
29 mars (e hënë) – Pashkët, dita e dytë
Ditët jo pune për komunitetet etnike:
Komuniteti shqiptar: 22 nëntor (e hënë) – Dita e Alfabetit Shqip
Komuniteti serb: 27 janar (e mërkurë) – Shën Sava
Komuniteti rom: 8 prill (e enjte) – Dita Ndërkombëtare e Romëve
Komuniteti vllah: 23 maj (e diel) – Dita Kombëtare e Vllahëve
