Çitaku: I bëj thirrje Kurtit që të reflektojë, Kosova është shumë më e vlefshme sesa egoja e tij

nga D. V.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, e quajti situatën tërësisht të papranueshme, raporton Ekonomia Online.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeneçësi dhe papërgjegjësi.

“Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij,” theksoi Çitaku, duke kërkuar reflektim urgjent nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes politikë të subjektit të parë politik. Kjo gjendje është tërësisht e papranueshne. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Madje, i dëgjova disa deklarata qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentar. Kjo nuk do koment është papërgjegjësi. I bëj thirrje që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij”, shtoi Çitaku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More