Çitaku kërkon që rezoluta për luftën të jetë pika e parë, thotë se s’beson që Kuvendi ka diçka më të rëndësishme

Nga D. V.
274 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 prill Zhurnal.mk – Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar rëndësinë Rezolutës për Mbrojtjen e Viktimave të Luftës, duke kërkuar që e njëjta të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës menjëherë pas pyetjeve parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Ajo falënderoi grupet parlamentare për kontributin e dhënë në hartimin e kësaj rezolute.

“PDK falënderon të gjitha grupet parlamentare për kontributin që kanë dhënë për hartimin e një rezolute e cila do të ishte një reflektim i yni si kuvend dhe një deklarim publik rreth të vërtetës historike rreth luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999. Me aq sa kuptova tashmë është arritur dakordim, mirëpo ne insistojmë që kjo të trajtohet si pikë e parë. Nuk besoj se ky Kuvend ka diçka më të rëndësishme për të trajtuar se kjo pikë. Kjo flet shumë edhe për kulturën politike që është duke mbizotëruar tash e disa vite. Për herë të parë ky kuvend ka seancë pa rend të ditës”, tha Çitaku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër