Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në

nga Xh M

Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se PDK-ja nuk ka sulmuar asnjëherë LDK-në, asnjë subjekt tjetër opozitar.

Ajo theksoi se kjo qasje është pjesë e angazhimit të PDK-së për një politikë konstruktive dhe respektuese ndaj të gjitha subjekteve politike në vend.

”Vërtetë nuk e kemi sulmuar asnjëherë jo vetëm LDK-në por asnjë subjekt tjetër opozitar”, tha Çitaku.

Çitaku: PDK dhe VV nuk mund të bashkëqeverisin, kemi shumë dallime

Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës ka shprehur qartë se PDK-ja dhe VV-ja janë shumë të largëta nga një mundësi bashkëqeverisjeje, duke theksuar dallimet e thella mes dy partive.

Ajo theksoi se PDK-ja nuk hyn në qeveri për të marrë pozita, por për të udhëhequr projekte zhvillimore, dhe se është e pamundur për ta arritur një dakordim për një program të përbashkët zhvillimor.

Sipas Çitakut, nëse VV-ja nuk arrin të formojë qeverinë, atëherë mundësia do të kalojë te PDK-ja.

”Jemi shumë të largët, në vazhdimisht kemi qenë të kujdesshëm nuk duam ti fyejme qytetarët që e kanë votuar VV, por kemi dallime shumë të thella dhe nuk e shohim asnjë mundësi të qeversim së bashku, nuk qeveriste për të marrë një pozitë, qeveriset për të udhëhequr një projekt një platformë ne nuk hymë në qeveri as për ta bërë dikë kryeministër e as ministër, në qeverisjte hyhet nëse beson në një projekt të përbashkët zhvillimor dhe është e pa mundur që PDK të dakordohet me VV për një program zhvillomor, por le të vazhdojnë ata, i kanë mundësitë tjera nëse nuk e bëjnë qeverinë për çka ne jemi të sigurt se në rrethanat që jemi nuk munden, dhe le të vijë radha te ne”, tha Çitaku.

Çitaku e konfirmon se PDK ka pasur takime me partitë opozitare

Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka realizuar disa takime formale me partitë tjera të bllokut opozitar, përfshirë takime në nivel kryetarësh dhe në nivele të tjera.

Megjithatë, ajo theksoi se partitë opozitare janë të ndara dhe ruajnë subjektivitetin e tyre, duke pasur dallime në tempo dhe dinamikë, pavarësisht objektivave strategjikë të përbashkët.

Çitaku theksoi se bisedimet janë në fazat e hershme dhe nuk mund të flitet për ndonjë bashkëpunim të konsoliduar ende.

”Ka pasur takime formale, mes PDK-së dhe paritve tjera të bllokut opozitar nuk ka qenë një takim, por disa takime edhe në nivel të kryetarëve të partive, por edhe në nivele të tjera. Partitë opozitare janë të ndara dhe kanë subjektivitetin e tyre ndonse ne mund te kemi obejktivin e njëjte strategjik, po mund të dallojmë edhe në tempo dhe dinamikë. PDK ka pasur takime janë në fazë të hershme të bisedimeve dhe nuk mund të thuhet se ka ndonjë bashkëpunim”, tha Çitaku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More