Çitaku pret në takim Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 02 tetor, Zhurnal.mk – Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Dr. Anton Hofreiter dhe delegacionin e tij.

Në takim u diskutua për aktualitetin politik në Kosovë, integrimin euroatlantik dhe rëndësinë e anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

Ajo kërkoi mbështetjen dhe vëmendjen e shtuar të Gjermanisë ndaj Kosovës në këtë periudhë sfidash të vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër