Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Rožaje–Berane, në Mal të Zi.
47-vjeçari, Elvis Mulliqi ka vdekur në aksidentin ku janë përfshirë dy automjete, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmi për vdekjen e tij është raportuar edhe nga mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, ndërsa pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi është rikthyer në normalitet.

