Çmime të reja të karburanteve nga mesnata

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot do t’i bëjë të ditura çmimet e reja me pakicë të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë në shtatë ditët e ardhshme.

Vendimi i ri po merret në një periudhë kur nafta e papërpunuar në bursat botërore shënon rritje dhe ka arritur çmimin prej 116 dollarësh për fuçi, që paraqet një kërcim prej rreth gjashtë përqind në nivel javor.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimi i benzinave u uul për 2,50 denarë për litër, ndërsa dizeli u shtrenjtua për dy denarë.

Aktualisht, çmimi maksimal me pakicë i Eurosuper BS-95 është 96 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 shitet për 98 denarë për litër. Eurodizeli kushton 99 denarë për litër, kurse çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri është 110,50 denarë për litër.(INA)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër