Çmimet globale të naftës kanë rënë të martën në mëngjes, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”.Nafta Brent, standardi ndërkombëtar, ra rreth 8.5% duke arritur në 92.50 dollarë për fuçi.Edhe nafta që tregtohet në SHBA shënoi rënie prej rreth 9%, duke zbritur në 88.60 dollarë për fuçi.Megjithatë, çmimet e naftës mbeten rreth 30% më të larta krahasuar me nivelin që kishin në fillim të konfliktit në Lindjen e Mesme, raporton BBC.Rënia e çmimeve të naftës ka ndikuar pozitivisht edhe në tregjet financiare në Azi.Indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.8%, ndërsa indeksi Kospi në Korenë e Jugut shënoi rritje prej më shumë se 5%.Tregjet aziatike kishin pësuar goditje të fortë nga rritja e çmimeve të naftës, pasi shumë vende në rajon janë importues të mëdhenj të energjisë nga shtetet e Gjirit.Po ashtu, Trump paralajmëroi Iranin të mos e bllokojë rrugën kyçe të furnizimit me derivate dhe energji për botën.“Nëse Irani bën çka do që e ndal rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, ata do të goditen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 20 herë më shumë sesa që janë goditur deri tash”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
Çmimi i naftës bie pasi Trump thotë se lufta mund të përfundojë shumë shpejt
Nga D. V.
Nga D. V.
1,124 e lexuar
A+ A-
Rivendos
1,124
Artikulli i mëparshëm
Dhjetë ditë që kur SHBA dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit
Artikulli i ardhshëm
