Çmimi i naftës rritet ndjeshëm pas tensioneve të fundit SHBA-Iran

Nga D. V.
124 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju York, 20 prill Zhurnal.mk – Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm sot, ndërsa tensionet e ripërtërira midis Shteteve të Bashkuara te Amerikës dhe Iranit tronditën tregjet.

Nafta bruto “Brent” për dorëzimin në qershor u tregtua më shumë se 7% më shumë se java e kaluar me 97 dollarë për fuçi, ndërsa nafta referuese amerikane “West Texas Intermediate” (WTI) shënoi një rritje të ngjashme.

Në fillim të përshkallëzimit në fund të shkurtit, nafta “Brent” u tregtua nën 70 dollarë.

Rritja erdhi pas tensioneve të larta në Ngushticën e Hormuzit, ku Marina Amerikane sekuestroi një anije iraniane.

“Anija po shkonte drejt portit iranian “Bandar Abbas” kur u ndalua”, tha Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM). Irani e dënoi këtë veprim si pirateri të armatosur dhe paralajmëroi për hakmarrje.

Incidenti shënon një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Teheranit, që vjen vetëm disa ditë para përfundimit të një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi.

Pala amerikane do të udhëtojë në Islamabad për një raund të dytë bisedimesh me Iranin sot në mbrëmje, por Teherani ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, Teherani ka refuzuar mbajtjen e një takimi të dytë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër