Ç’ndodhi në ditën e 96-të protestës: Të premten tubim para gjykatës

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 shtator Zhurnal.mk – Protestuesit janë mbledhur këtë të enjte në protestën e 96-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë. Përpara godinës qeveritare janë mbajtur edhe fjalimet kryesore ku aktivistët artikuluan kërkesat e tyre të përditshme, duke insistuar në dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar dy ditë më parë, gjatë tensioneve përpara kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se sulmi i policisë tregoi mënyrën se si ka qeverisur Edi Rama gjatë këtyre viteve.

Sipas saj, kryeministri po e përdor policinë e shtetit si “polici pushteti” për të vepruar kundër qytetarëve që protestojnë. Vatnikaj gjithashtu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen nesër përpara Gjykatës Penale, ku pritet të zhvillohet seanca për protestuesit e arrestuar.

“14 protestues janë duke u mbajtur padrejtësisht në burg prej dy netësh. Arrestimi i tyre tregon formën se si ka qeverisur Edi Rama dhe qeveria e tij përgjatë gjithë këtyre mandateve, pavarësisht se e mburr veten si kryeministri më demokratik, kontraversial. E ka përdorur policinë e shtetit si polici të pushtetit, e cila ka arrestuar qytetarët me urdhra politikë, duke shkelur çdo rregull me qëllim për të na zmbrapsur, frikësuar e intimiduar. Nuk e kanë kuptuar ende se intimidimi i tyre nuk na frikëson, por na shton revoltën, qëndresën dhe na bën të jemi këtu përsëri për t’i thënë policisë së pushtetit arrestoni Ramën,” theksoi ajo

Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Me thirrje të njëpasnjëshme kundër Ramës dhe kërkesën e prerë për lirimin e protestuesve të arrestuar, turma po vijon marshimin.

“Arrestoni Ramën”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër