Cruz Beckham dhe Jackie Apostel shijojnë pushimet në Amalfi, puthje pasionante mes çiftit

Nga D. V.
431 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Cruz Beckham dhe e dashura e tij, Jackie Apostel, po shijojnë disa ditë pushimi në Itali, teksa çifti u fotografua duke kaluar kohë së bashku në Bregun e Amalfit.

Muzikanti 21-vjeçar dhe këngëtarja 30-vjeçare u panë në një hotel luksoz, duke marrë rreze dielli pranë pishinës.

Në një moment, Cruz i dhuroi Jackie-t një puthje pasionante, ndërsa të dy dukeshin të relaksuar gjatë pushimeve të tyre, shkruan DailyMail.

Jackie u shfaq me bikini të bardha dhe më vonë me një palë bikini të kuqe, ndërsa Cruz kishte veshur pantallona të shkurtra noti blu.

Çifti, i cili thuhet se është bashkë prej rreth dy vitesh, u pa gjithashtu duke ecur dorë për dore pranë pishinës dhe duke shijuar drekën.

Në pushimet familjare ishte edhe nëna e Cruz, Victoria Beckham, e cila u fotografua me bikini të zeza, ndërsa David Beckham u shfaq me pantallona të shkurtra noti. Pranë tyre ishte edhe vajza e çiftit, Harper, 15 vjeçe.

Pushimet në Itali vijnë në një periudhë kur Cruz dhe Jackie kanë qenë vazhdimisht në vëmendjen e mediave për lidhjen e tyre.

Jackie Apostel është një këngëtare dhe tekstshkruese braziliane, ndërsa Cruz po ndjek karrierën e tij në muzikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër