Cruz Beckham ndryshon modelin e flokëve, e dashura 31-vjeçare miraton pamjen e re

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Cruz Beckham ka prezantuar modelin e ri të flokëve në Instagram, ndërsa e dashura e tij, Jackie Apostel, ka treguar publikisht se i pëlqen ndryshimi i këngëtarit 21-vjeçar.

Ndryshe nga flokët e errët dhe të çrregullt që mbante më parë, Cruz ka zgjedhur një prerje më të shkurtër.

Ai publikoi disa selfie nga pjesa e pasme e një makine, duke e shoqëruar postimin me një koment ironik për ndryshimin e pamjes, shkruan DailyMail.

Jackie reagoi menjëherë, duke shprehur entuziazmin e saj, ndërsa gjyshja e tij, Sandra Beckham, i la gjithashtu një koment të përzemërt.

Në fillim të kësaj jave, çifti përjetoi edhe një incident me makinën, e cila u prish në rrugë. Cruz dhe Jackie dokumentuan situatën në TikTok, duke u përpjekur ta kalonin me humor, ndërsa kërkuan me shaka ndihmë për riparimin e automjetit.

Këngëtari i kushtoi edhe një mesazh romantik partneres, duke i thënë se do të pranonte të mbetej kudo, për sa kohë ishte me të.

Cruz dhe Jackie janë në një lidhje që nga fillimi i vitit 2024. Së fundmi, ai festoi ditëlindjen e 31-të të partneres duke publikuar fotografi romantike të tyre, përfshirë momente duke u puthur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër