Dakota Johnson shfaq barkun e tonifikuar pas stërvitjes në Los Angeles, mes thashethemeve për romancën me MGK

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Dakota Johnson u fotografua duke dalë nga një palestër në Los Angeles, e veshur me reçipeta sportive të zeza dhe geta me bel të lartë që nxirrnin në pah barkun e saj të tonifikuar.

Aktorja 37-vjeçare kishte kombinuar veshjen sportive me një bluzë të zezë me kapuç, atlete dhe syze dielli, ndërsa mbante në dorë një shishe uji. Flokët brune i kishte lënë të lëshuara në onde të lehta.

Dalja e saj vjen në një periudhë kur po qarkullojnë spekulime për një lidhje romantike me reperin Machine Gun Kelly (MGK).

Sipas DailyMail, aktorja u ka folur miqve të afërt për romancën dhe dyshohet se e ka prezantuar reperin edhe me familjen e saj. Megjithatë, lidhja nuk është konfirmuar publikisht.

Thashethemet nisën në shtator, kur të dy u panë në momente të ndryshme duke mbërritur në apartamentin e Taylor Swift në New York.

Përfaqësuesit e Johnson nuk kishin dhënë ende një koment për raportimet e fundit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër