Tiranë, 27 prill Zhurnal.mk – Janë publikuar pamjet e para nga seanca gjyqësore në GJKKO që po zhvillohet këtë të hënë lidhur me çështjen e Ilir Metës.
Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta shihet brenda kafazit prej xhami teksa lëshuar akuza ndaj sistemit të drejtësisë se procesi ndja tij është i turpshëm.
“Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni seancën”, tha ai.
“Unë iu garantoj që mbaj përgjegjësi për çdo shkelje timet”, dëgjohet duke thënë Meta ndërsa vijon seanca.
Në nisje të seancës, trupa gjykuese pritet të shprehet me vendim nëse do të lejohen kamerat e televizioneve në sallë, në një proces që ka ngjallur interes të lartë publik dhe mediatik. Meta ka kërkuar gjithashtu që seancat të transmetohen drejtpërdrejt, duke i drejtuar gjykatës një kërkesë publike për “transparencë të plotë” gjatë zhvillimit të procesit.
Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi dyshohet se kanë përdorur ndikim politik për të favorizuar subjekte të caktuara në këmbim të përfitimeve financiare, si dhe për të fshehur pasuri dhe shpenzime./Euronews/
