Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i shoqëruar nga kreu i Eemergjencave Civile, Haki Çako, ka mbërritur disa minuta më parë në Mbrostar të Fierit për të monitoruar nga afër situatën në lumin Seman, e cila mbetet një ndër më problematiket në vend nga situata e reshjeve.
Më herët forcat e ushtrisë janë tërhequr nga zona pranë Urës së Mifolit pas uljes së nivelit të prurjeve për t’u pozicionuar në pikat më të rrezikuara nga dalja e shtratit të lumit Seman. Së bashku me forcat e ushtrisë, shërbimet zjarrfikëse dhe emergjencat civile të bashkisë Fier do të monitorojnë përgjatë gjithë natës situatën ndërkohë që reshjet vijojnë të jenë intensive.

