Danella të marë mësim nga komuna e Tetovës, qytetarët kanë nevojë për lehtësime në këto ditë të nxehta e jo për vështirësi!

nga I Z

Shkup, 16 korrik – Komuna e Tetovës do të shkurtojë parkimin zonal për dy orë në mbrëmje, me qëllim që të lehtësohet qarkullimi.
Ky vendim do të vlej për të gjitha zonat, ndërsa do të lirohen nga parkimet e parregullta edhe dy bulevarde, shkruan Zhurnal.

Lajm i mirë për mërgimtarët

“Komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarrjen Parkingu i Qytetit, ka vendosur që të shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë, respektivisht tani koha e parkimit do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00, dy orë më herët se zakonisht.
Tashmë të gjithë qytetarët pas orës 21 mund ta shfrytëzojnë parkimin pa pagesë. Ky vendim do të filloj nga 15 i këtij muaji deri më 15 gusht.
Tani është koha kur mërgimtarët tanë janë për pushime në vendlindje dhe shenjë respekti kemi vendosur të shkurtojmë orarin e parkimit me pagesë.

Poashtu, tashmë oborret e shkollave në Tetovë janë të lira dhe parkimi është falas. Duke nisur nga ky fakt drejtuesit e automjeteve do ishte mirë që të parkojnë veturat e tyre në këto parkingje që të shmangim kaosin në komunikacion”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Në këtë mënyrë, komuna e Tetovës jep një shembull të mirë se si duhet institucionet t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve, veçanërisht në këtë periudhë kur kanë ardhur edhe shumë mërgimtarë në vendlindje.

Për fat të keq, shembull të tillë nuk po jep kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Në vend se t’ë krijojë lehtësime për kryeqytetasit në këto ditë vere me temperature të padurueshme, Arsovska edhe më tepër po i “rritë temperaturat”, duke ua bë ferr të vërtetë qytetarëve qarkullimin nëpër qytet. Sistemi edhe ashtu jo mirë i organizuar i transportit urban, është shndëruar në një kaos të llojit të vetë si pasojë e mospagesës së borxhit ndaj transportuesve privatë, që ka arritur dy milionë euro.

Edhe më iritues është fakti se Arsovska deri tani nuk ka asnjë paraqitje para opinionit lidhurme bojkotin e fundit të transportuesve privatë urbanë, që krijon bindjen se ajo fare nuk çan kokën për hallet e qytetarëve të cilët me orë të tëra, në temperatuara të padurueshme presin të udhëtojnë në destinacionin e tyre, ose të thehen në shtëpi.

Nisen për te mjeku, përfundojnë të alivanosur!

Të gjithë ata janë hallexhinj. Dikush udhëton për në spital, dikush për në punë, dikush për të kryer obligime tjera ditor. Askush nuk del në këto temperatura të larta për pikë të qejfit, por për shkak se kanë ndonjë hall. Hallet u shtohen edhe më tepër deri sa presin transortin urban, që duhet të jetë funksional në çdo qytet, e lëre më në një kryeqytet siç është Shkupi. Shumë prej tyre dalin për të këruar ilaç, por në vend të saj alivanosen në rrugë dhe gjendja u përkeqësohet edhe më tepër, shkruan Zhurnal.

Çfarë personi duhet të jetë një kryekomunar/e, që të mos çajë fare kokën për hallet e tilla të qytetarëve. Nuk është aspak turp të jepet dorëheqje, kur dështohet në një detyrë apo post.
Kurse argumentet për dështimet e Arsovskës janë të shumta. Ministri i pushtetit lokal, Perinski, para dy ditëve deklaroi për Rado Evropa e Lirë se qyteti i Shkupit është para kolapsit dhe se ekziston rrezik që shumë ndërmarrje të qytetit të mbeten pa punëtorë.

Ja në çfarë “derexhe” e solli Arsovska qytetin në mandatin e saj dy vjeçar e gjysmë. Po në çfarë “derxhe” do e sjell athua deri në fund të mandatit, kur i kanë mbetur edhe gati edhe një vit e gjysëm? Transpoti urban nuk është problemi i vetëm. Mushkonjat janë shndërruar në një makth të vërtetë për shkupjanët në dy tre vitet e fundit, kurse nuk ka asnjë sqarim zyrtar se pse po ndodh kjo.

Deri tani nuk është realizuar asnjë projekt kapital nga kryetarja e cila erdhi me aq shumë premtime të mëdha, e as që është duke u realizuar në vijim. Se çka është duke punuar Arsovska vetëm një Zot e din!/Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More