David Guetta bëhet baba për herë të katërt, mirëpret djalin Skyler me Jessica Ledon

Nga D. V.
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

DJ i njohur francez David Guetta ka zgjeruar familjen e tij.

Partnerja e tij, Jessica Ledon, ka sjellë në jetë djalin e tyre të dytë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Skyler.

Lajmin e bukur çifti e ndau vetë në rrjetet sociale përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

“Mirë se erdhe në botë, Skyler. Sekreti më i mirë që kemi mbajtur ndonjëherë”, shkruan ata krahas një serie fotografish familjare.

Në imazhe shfaqen momente të ëmbla nga festa e bebes, e organizuar me temë arushi pelushi, ku bie në sy torta me krem blu, arushët dekorativë dhe një tabelë e madhe me mbishkrimin “Baby Guetta”.

Në një prej fotografive shihet edhe djali i tyre Cyan, i cili së shpejti mbush dy vjet, teksa shikon nga krevati i vogëlushit Skyler.

Postimi u shoqërua me urime nga figura të njohura të showbiz-it. Jennifer Lopez komentoi: “Awww, urime”, ndërsa Ivanka Trump shkroi: “Jam shumë e lumtur për ju! Urime David dhe Jessica!”.

David Guetta dhe Jessica Ledon janë në një lidhje që prej vitit 2015. Edhe pse u raportua për një ndarje në vitin 2022, çifti u ribashkua një vit më pas dhe në mars 2024 mirëpritën djalin e tyre të parë, Cyan.

Nga martesa e mëparshme me Cathy, Guetta është gjithashtu baba i dy fëmijëve të rritur, Tim Elvis, 22 vjeç, dhe Angie, 18 vjeçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër