Dega e VMRO në Gostivar të martën shënon 36 vite të themelimit

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 15 gusht Zhurnal.mk – Komiteti Komunal i VMRO-DPMNE-së në Gostivar shënon 36-vjetorin e ekzistencës së tij, me një ngjarje ku do të mblidhen anëtarë, simpatizantë, miq dhe përkrahës të partisë.

Me këtë rast, më 18 gusht, duke filluar nga ora 18:30, në DTV „Partizan“ në Gostivar do të mbahet festimi me moton „35 vite përkushtim, unitet dhe punë në interes të qytetarëve“.

Ngjarja, siç thuhet në ftesë, ka për qëllim të shënojë rrugëtimin e deritanishëm të komitetit komunal dhe të jetë një mundësi për shoqërim të përbashkët dhe rikujtim të viteve të kaluara në organizimin dhe veprimtarinë partiake në Gostivar.

Kryetar aktual i OK VMRO-DPMNE Gostivar është Martin Andonovski, i cili në këtë detyrë u emërua në maj të këtij viti.

Andonovski, i cili është edhe këshilltar në Këshillin e Komunës së Gostivarit, pas marrjes së detyrës deklaroi se drejtimi i komitetit komunal për të paraqet nder, por edhe përgjegjësi të madhe, duke paralajmëruar punë të përkushtuar, komunikim të hapur me anëtarësinë dhe qytetarët, si dhe forcim të mëtejshëm të organizatës.

Nga komiteti komunal i Gostivarit u bëjnë thirrje anëtarëve, miqve dhe përkrahësve të tyre që të jenë pjesë e shënimit.

„Të dashur miq, ju ftoj që së bashku ta festojmë ditëlindjen e OK VMRO-DPMNE Gostivar. Më 18 gusht, në DTV „Partizan“ – Gostivar, të shoqërohemi, të festojmë dhe së bashku të ndajmë energjinë dhe unitetin që na bashkon“, thuhet në ftesë.

Festimi do të mbahet më 18 gusht 2026, duke filluar nga ora 18:30, në DTV „Partizan“ në Gostivar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër