Demo prezanton ekipin për pushtetin vendor: Fokusi te reformat, Kapitulli 22 dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 05 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo prezantoi sot ekipin e ri drejtues që do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe reformat në pushtetin vendor, Oltjon Muzakën, zëvendësministër me fushë përgjegjësie për çështjet e pushtetit vendor, dhe Anxhela Paparizon, drejtoreshë të re të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Duke vlerësuar sfidat që përballon sot pushteti vendor, ministri Demo theksoi nevojën për një ritëm dhe standard të ri pune, me fokus te reformat në proces, përmbushja e detyrimeve të Kapitullit 22, digjitalizimi, forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.

Demo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përkthimit në rezultate konkrete në territor të programeve si Paketa e Maleve dhe Rilindja Urbane 2.0, duke krijuar më shumë mundësi për komunitetet dhe një profil të ri zhvillimi për qytetet dhe zonat rurale.

“Na duhet koordinim më i fortë, lidership dhe angazhim maksimal nga i gjithë ekipi”, u shpreh Demo, duke vendosur si objektiv një pushtet vendor më të aftë, më modern dhe më pranë qytetarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër