Demolohen klasa dhe monitorë kompjuterësh në një shkollë fillore në Shtip

Nga Xh M
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shtip, 30 prill Zhurnal.mk – Akt vandal në shkollën fillore “ Vanko Prke” në Shtip, ku janë demoluar pjesë të ndryshme brenda ambienteve shkollore. Janë shkruar edhe grafitë kërcënues.

Drejtori i shkollës, Kokan Radev, ka bërë të ditur se dëmet janë të konsiderueshme. Sipas tij janë dëmtuar klasa, është shkatërruar inventari dhe janë dëmtuar pajisjet teknike në kabinetet shkollore. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar ngjarjen dhe thotë se po punohet për zbardhjen e plotë.

“Më 30.04.2026, në orën 06:18, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shtip është denoncuar se në një shkollë fillore në territorin e Shtipit, një person ka hyrë me forcë në një nga ambientet e shkollës, me ç’rast ka dëmtuar një pjesë të invertarit-monitorë dhe ka shkruar grafit më përmbajtje të pahijshme”, deklaruan nga MPB.

Një person ka hyrë me forcë në një nga ambientet e shkollës. Ka dëmtuar monitorë dhe ka shkruar grafit më përmbajtje të pahijshme. Ndërkohë Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje autoriteteve lokale që të kujdesen më shumë për sigurinë në objektet shkollore.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dënon hyrjen me forcë në shkollën në Shtip dhe dëmtimin e inventarit dhe pajisjeve . Veprimet e tilla çojnë në ndërprerjen e përkohshme të procesit mësimor. U bëjmë thirrje autoriteteve lokale të kujdesen më shumë për sigurinë e objekteve shkollore”, thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Veprimet çojnë në ndërprerjen e përkohshme të procesit mësimor. Autoritetet lokale të kujdesen për sigurinë e shkollave. Për shkak të incidentit, mbi 1100 nxënës të shkollës së Shtipit sot qëndruan jashtë bankave shkollore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër