Dëmtohen materialet zgjedhore të një partie në Çellopek

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Policia po heton një rast të dëmtimit të materialeve reklamuese të një partie politike në fshatin Çellopek të Komunës së Bërvenicës, raporton Tetovasot.
Rasti është denoncuar më 11 tetor rreth orës 13:25 në Stacionin Policor të Zherovjanit.
Sipas policisë, materiali reklamues i vendosur ndërmjet dy shtyllave është hequr dhe dëmtuar. Tetovasot mëson se autoritetet po ndërmarrin masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër