Dëmtohet Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, nisin hetimet

Nga D V
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 korrik Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me disa dëmtime në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Për këtë rast, forcat e rendit kanë njoftuar se ngjarja dyshohet se ka ndodhur përgjatë një muaji, përkatësisht nga 30 maji deri më 30 qershor të këtij viti.

Sipas raportit 24-orësh, policia ka pranuar informatën se në objektin përcjellës në kullë janë vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raport.

Për këtë, policia ka hapur rast nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër