Dënimi i katërshes së UÇK-së, Hamza: Do të takohem me liderët e partive politike

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar para mediave, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit mes Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të partisë, Hamza tha se beson se do të takohet me të gjithë krerët e partive politike të Kosovës.

“Sot, PDK, ka diskutuar situatën pas vendimit të djeshëm të Gjykatës në Hagë. Është një konstatim i përgjithshëm se vendimi është i padrejtë, është i paqëndrueshëm, i pabazuar në fakte, është një vendim i cili e dëmton historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Një vendim i një gjykate e cila e ka devijuar komplet drejtimin e saj në raport me atë se çka është votu në Kuvend”, u shpreh Hamza.

“PDK do t’i bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme që të jemi në komunikim për shkak të ndjeshmërisë së situatës, seriozitetit, situatës ku ndodhet vendi, sepse kjo situatë i jep një mundësi që në të ardhmen, shteti agresor që ka qenë në Kosovë, Serbia, ta përdorë për dëmtimin e Kosovës. Unë, besoj se do të takohem me të gjithë liderët e subjekteve politike, sepse kjo nuk është më çështje që i takon vetëm një subjekti politik. Besoj në bashkëpunimin mes partive politike, dhe në arritjen e konsensusit të nevojshëm.”, tha Hamza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër