Ibrahimi: Një krahasim që flet shumë për “drejtësinë” e Hagës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – Ish kryetar i Alternativës, dhe anëtari i kryesisë së VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, përmes një statusi në facebook ka bërë një krahasim mes të dënuarve, duke vënë në pah sipas tij padrejtësinë e vendimit të djeshëm të Hagës kundrejt katërshes së UÇK-së.

1. Nikola Šainović, zëvendëskryeministër i RFJ-së dhe përfaqësues i Millosheviqit për Kosovën – u dënua me 18 vjet.
2. Nebojša Pavković, komandant i Armatës së 3-të të Ushtrisë së Jugosllavisë – u dënua me 22 vjet.
3. Sreten Lukić, shef i shtabit të policisë serbe për Kosovën – u dënua me 20 vjet.
4. Vladimir Lazarević, komandant i Korpusit të Prishtinës – u dënua me 14 vjet.
5. Millosheviqi vdiq pa një vendim përfundimtar.
Në anën tjetër:
1. Hashim Thaçi, drejtues i drejtorisë politike të UÇK-së – u dënua me 25 vjet
2. Jakup Krasniqi, zëdhënës zyrtar i UÇK-së – u dënua me 25 vjet
3. Kadri Veseli, shef i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së – u dënua me 18 vjet dhe
4. Rexhep Selimi, shef i drejtorisë operative të UÇK-së – u dënua me 13 vjet.
Serbia, përmes këtyre njerëzve, gjatë viteve 1998-1999 vriste civilë shqiptarë në Kosovë, bënte masakra, përdhunonte gra, vriste fëmijë dhe bënte spastrim etnik, ndërsa drejtuesit e UÇK-së e mbronin popullatën e ekspozuar ndaj këtyre krimeve dhe në fund rezultati është sikur UÇK-ja të kishte qenë agresori e Serbia të kishte qenë viktima.
Duke mos e ndëshkuar agresorin, por viktimën, sot në mes të Europës, në Serbi, organizohet varrim shtetëror për autorin e gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa BE-ja mjaftohet me “deklarata gjykimi”.
Ta thjeshtojmë – ndëshkimi i drejtuesve të UÇK-së është inkurajim i atyre që sot mburren me gjenocidin për të bërë edhe një gjenocid tjetër. Kaq!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër