Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA po shqyrton përdorimin e robotëve humanoidë për patrullimin e kufirit jugor me Meksikën

Nga D. V.
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Administrata e Donald Trump duket se po shqyrton një tjetër teknologji futuriste për forcimin e kufirit SHBA-Meksikë: robotët humanoidë. Pas përdorimit të teknologjive si kullat me kamera të integruara me AI dhe qentë robotikë, qeveria amerikane po kërkon kompani që mund të ofrojnë robotë me formë njerëzore për qëllime sigurie dhe mbikëqyrjeje.

Sipas raportimeve të Fox News, zyrtarë të Department of Homeland Security (DHS) kanë ndjekur të paktën një prezantim nga Foundation, një kompani e specializuar në robotikën humanoide.

Zgjedhja është veçanërisht interesante për shkak të profilit të kompanisë. Themeluesi Sankaet Pathak ka deklaruar se synimi i Foundation nuk është vetëm ndërtimi i robotëve për përdorime industriale, por edhe zhvillimi i teknologjisë për aplikime ushtarake. Në fillim të këtij viti, dy robotë Phantom Mk-I të kompanisë u dërguan në frontin e luftës Rusi-Ukrainë, në atë që raportohet si një nga rastet e para të përdorimit të një humanoidi në një konflikt aktiv.

Në kufirin amerikan, robotët mund të përdoren për të mbuluar hapësirat mes kullave të vëzhgimit dhe dronëve, duke reduktuar nevojën për personel njerëzor.

Megjithatë, teknologjia është ende në fazat e hershme. Robotët humanoidë përballen me probleme si autonomia e kufizuar e baterisë, lëvizshmëria dhe aftësitë e manipulimit.

Foundation pretendon se është në negociata me disa institucione amerikane të sigurisë, përfshirë DHS, por vetë departamenti ka mohuar të ketë aktualisht kontrata aktive apo programe pilot me kompaninë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër