Tiranë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, (SPAK) i cili dyshohet për “pastrim parash” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”.
Baçi është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar edhe nga avokati i tij.
“Një ish ortaku im është kujtuar që pas 16 viteve të më kalllëzoj në SPAK për problematika nga më të ndryshmet për arsyet që ai pretendon. Sot jam si një person nën hetim. I bëra shpjegimet për qytetarët se ai që shkon në SPAK të cilësojnë si njeri të bërë pis. Do të përballem pikë për pikë të ligjit”, tha Baçi për mediet pas daljes nga SPAK.
Deputeti demokrat është kallëzua në vitin 2024 në SPAK nga ish-ortaku i tij Aredin Behari
Ai pretendon se deputeti ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh dhe koha kur dyshohet se janë bërë këto transaksione është gjatë viteve 2010-2012.
