Gjini takon Prattipatin: Aleanca nuk lejon hapa prapa në rrugën euroatlantike

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas Gjinit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Gjini ka thënë se e ka njoftuar përfaqësuesen amerikane për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin e saj për mbrojtjen e interesit të shtetit dhe të demokracisë.

“Në këtë kohë sfidash, Aleanca e konsideron përgjegjësi të mos lejojë cenimin e të arriturave të Kosovës dhe asnjë hap prapa në rrugën e saj euroatlantike”, ka shkruar Gjini.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Znj. Prattipati e falënderova për rolin e saj aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset e rëndësishme që po kalon vendi ynë”, ka deklaruar Gjini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër