Deputetja britanike: S’guxojmë të lejojmë që Ballkani të na ikën nga sytë, kërcënimi i konfliktit mbetet gjithmonë i pranishëm

Nga admin
371 e lexuar

Londër, 7 shkurt – Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka paralajmëruar se kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm.

Kearns, e njohur për angazhimin e saj në çështjet e Ballkanit Perëndimor, i bëri këto komente gjatë një fjalimi në Këshillin e Evropës javën e kaluar, ku prezantoi një raport mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë.

Ajo bëri thirrje për një angazhim të përbashkët ndërkombëtar “për një Bosnjë të sigurt dhe stabile, e rrënjosur fuqishëm në komunitetin evropian, aty ku e meriton të jetë”.

“Ne në këtë vend nuk guxojmë të lejojmë që Ballkani të na largohet nga sytë. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithmonë i pranishëm”, theksoi Kearns gjatë fjalimit.

Deputetja britanike gjithashtu kërkoi gjetjen e një zgjidhjeje për Bosnje e Hercegovinën, që më pas të mund të hapë rrugën për integrimin e vendit në NATO.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër