Deputetja e VLEN ia përkujton Ali Ahmetit se ka votuar për emërimin e Kostadinovski në gjykatën kushtetuese

Nga D. V.
1,555 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 Mars, Zhurnal.mk – Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka përkujtuar se në vitin 2018 Ali Ahmeti si anëtar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kishte votuar bashkë me disa deputetë të tjerë të BDI-së për emërimin e gjykatësit Darko Kostadinovskit në gjykatën Kushtetuese.

“Pse more Ali e votove Darkon,” ka pyetur ajo kryetarin e BDI-së, përmes faqes së saj në Facebook, për kryetarin e gjykatës kushtetuese e cili dje u deklarua kundër përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimet e ministrisë së brendshme lidhur me projektin ‘Safe City’ (Qyteti i Sigurt).

Deputetja ka publikuar një listë të pjesërishme të deputetëve shqiptarë të asaj kohe që kanë votuar në favor të Kostadinovskit, në të cilën shihet edhe emri i Ali Ahmetit, Xhevat Ademit, Ejup Alimi e Teuta Bilalli.

“A.A ne kuvend per dy vjet ka ardh 2-3 here. Ne datën e lartëshënuar (11 Janar 2018) paska ardhur apostafat per të votuar Darkon!,” ka shkruar Saranda Imeri Stafai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër