Hoxha në takimin e parë të BIOFIN – mekanizma të rinj për financimin e biodiversitetit

Nga D. V.
947 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 mars – Bordi i projektit „Financimi i Biodiversitetit (BIOFIN)“ në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot mbajti takimin e parë, në të cilin paraqitje kishte ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi rezident i UNDP-së Armen Grigorian dhe zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha theksoi se Ministria punon vazhdimisht për mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit, për përmirësimin e sistemit të zonave të mbrojtura dhe për harmonizimin e legjislacionit nacional me direktivat evropiane. Ai theksoi se në periudhën e kaluar është arritur përparim i konsiderueshëm në valorizimin e vlerave natyrore dhe në proceset për shpalljen e zonave të reja të mbrojtura.

Sipas ministrit Hoxha, në kushtet e presioneve në rritje ndaj natyrës, nevojitet një qasje sistematike dhe financiarisht e qëndrueshme për mbrojtjen e biodiversitetit.

“Projekti BIOFIN na jep mundësinë që natyrën ta vendosim si vlerë qendrore në krijimin e politikave dhe buxheteve, përmes bashkëpunimit të institucioneve dhe partnerëve dhe vendosjes së një sistemi afatgjatë dhe efikas për mbrojtjen e saj”, theksoi Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër