Dhuna ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ka dëmtime në këmbë dhe në vesh, është në gjendje të stabilizuar

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 maj Zhurnal.mk – Një ngjarje e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Sokol Toma, ish-kryetari i PD në Lezhë, është dhunuar në mënyrë barbare nga disa persona, duke i shkaktuar fraktura në këmbë dhe një prerje në vesh.Në lidhje me këtë incident të rëndë, ka reaguar në formë zyrtare Ministria e Shëndetësisë, që tregon edhe detajet, si dhe gjendjen shëndetësore të Tomës.

“Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtëm dhe dëmtime të veshit. Është koshient dhe në gjëndje e stabilizuar, do të vijojë të marrë trajtim në SUT”, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër