Rregullorja e re e Kuvendit, pikat ku ndahen PS dhe PD! Debate mes socialistëve

Nga Xh M
721 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 maj Zhurnal.mk – Pasi votuan me konsensus rezolutën për integrimin, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u ulën së bashku në një prej zyrave të sallës së seancave plenare për të gjetur kompromis mbi Rregulloren e Kuvendit.

Në këshillin e mandateve u diskutuan 4 propozime; 3 që vinin nga radhët e socialistëve dhe propozimi i Partisë Demokratike.

Demokratët pranuan propozimin e kryetarit të kuvendit Niko Peleshi, që ligjet e nevojshme për integrimin të kalojnë me procedurë të përshpejtuar, por vetëm në rastet kur Brukseli kërkon miratimin e tyre të shpejtë.

Socialistët pranuan propozimin e demokratëve që nëse një institucion nuk u jep informacion deputetëve atëhere ndërhyn kryetari i kuvendit që kërkesa e deputetëve të plotësohet.

Por socialistët hodhën poshtë kërkesën e opozitës që komisioni i integrimit të ndahet nga komisioni i jashtëm.

Debatin më të fortë me opozitën por edhe brenda vetë socialistëve e shkaktuan kompetencat që i janë dhënë komisionit për mbikqyrjen institucionale të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Gazment Bardhi bëri të qartë se opozita ështe kundër këtyre kompetencave dhe debati më i fortë u zhvillua mes kryetarit të grupit parlamentar të PS Taulant Ballës dhe kryetarit të komisionit të ligjeve Ulsi Manjës.

Balla u tërhoq nga propozimi i tij fillestar që komisioni i drejtuar nga Fatmir Xhafaj të ketë kompetencë kontrollin post legjislativ, një propozim me të cilin Ulsi Manja nuk ishte dakord.

Manja nuk ishte dakord as me kompetencat që propozimi i Taulant Ballës i jep këtij komisioni në lidhje me raportimin e institucioneve të pavarura dhe hartimin e rezolutës duke bërë amendamente të reja.

Mbeter për tu parë nëse të enjten e ardhshme mazhoranca e opozita do të gjejnë apo jo gjuhën e kompromisit për Rregulloren e Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër