“O miko, t’i përgjigjem Berishës”/ Peleshi i tregon kufijtë Ulsi Manjës: Nuk jam “o miko” unë

Nga D. V.
562 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 maj, zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk lejoi deputetin socialist, Ulsi Manja të merrte fjalën gjatë seancës së sotme në Kuvend për të bërë një replikë me ish-kryeministrin Berisha.

Ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se Manja kishte marrë Ballukun dy ditë më parë në Peshkopi pasi ajo e ka marrë peng përmes një dosje të Oltion Bistrit.

Manja kërkoi për disa minuta fjalën për të bërë një replikë, por Peleshi, nuk e lejoi derisa në foltore doli kreu i grupit të PS-së, Balla.

Debati:

Peleshi: Nuk mundet, jemi me minutazh të përcaktuar. Në 16:30 duhet të votojmë

Manja: O miko.

Peleshi: Unë nuk jam miko. E thamë që në fillim zoti Manja është me minutazh të përcaktuar, nuk ndërpritet për replikë.

Manja: Ma jep që tani.

Peleshi: Nuk ua jap që tani, nuk kalohet lista. Zoti Balla do ta merrni fjalën?

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër