Dhuna në familje në përmasa shqetësuese në Kërçovë

Nga Xh M
503 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kërçovë, 2 maj Zhurnal.mk – Dhuna në familje është bërë një fenomen shqetësues. Psikologët alarmojnë për ndikimin negativ që ka dhuna tek fëmijët. Dhuna në familje kryesisht përfshin gratë, por në raste më të rralla edhe burrat ose pjesëtar tjetër të familjes.

“Dhuna në familje është një temë e rëndë dhe e dhimbshme dhe është një kategori të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje. Ne si psikologe, psikoterapeut, punëtorë social duhet të bashkëpunojmë për t’u ndihmuar viktimave të dhunës në familje, është i rëndësishëm zëri i personit që është i goditur nga dhuna në familje për parandalimin e dhunës në familje, që të tregoj se është pjesë e dhunës në familje”, tha Jasmina Dejanovska, psikologe.

Fenomeni shqetësues ka shënuar rritje në Kërçovë, gjë që e tregojnë edhe statistikat. Gjatë gjithë vitit 2025 ishin denoncuar 18 raste të dhunës në familje, ndërsa vetëm në katër muajt e parë të vitit 2026 janë raportuar 15 raste – një shifër alarmuese që tregon rritje të ndjeshme të këtij fenomeni.

“Nga fillimi i këtij viti 2026 deri më sot, në SPB Kërçovë janë raportuar 15 vepra penale të lidhura me dhunë në familje. Për autorët e veprës janë dorëzuar kallëzime përkatëse”, tha Stefan Dimovski – Zëdhenës i SPB-Ohër.

Nënte prej veprave të denoncuara janë për “Lëndim trupor”, por ka edhe denoncime për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Rrezikim i sigurisë”. Në 2025-tën është regjistruar një vepër penale “Vrasje” dhe dy për “Vrasje në tentativë”.

“Është me rëndësi detektimi i hershëm i dhunës në familje, d.m.th. nga çerdhet, shkollat gjithkund atje ku ka lëvizur viktima, nëse detektohet herët atëherë duhet edhe më herët të parandalohet. Nga ana jonë si psikologë që punojmë në këtë temë është me rëndësi të bashkëpunojmë me institucionet”, deklaroi Jasmina Dejanovska.

Për dallim nga vitet e kaluara, viktimat janë vetëdijësuar dhe më shpesh kërkojnë ndihmë, tregoi psikologia Dejanovska, e cila inkurajon të gjithë të prekurit nga dhuna që të mos heshtin por të ngrihen dhe të kërkojë ndihmë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër