Digjet një shtëpi në një fshat të Tetovës

Nga D. V.
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se një shtëpi nga një fshat i Tetovës është përfshirë nga zjarri.

“Më 22.06.2026 në ora 17:05 në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një shtëpi në fshatin Trebosh, pronë e personit A.S.(46).

Personat e lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është lokalizuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë.

Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DP Grupçin”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër