Arrestohet një 25-vjeçar në Gostivar, policia i gjen substancë të dyshuar narkotike

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk –  Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Gostivar, pasi tek ai është gjetur një substancë e dyshuar narkotike. Raporton Tetovasot.

Sipas policisë, më 23 qershor 2026, rreth orës 02:10 në rrugën “Hekurudhat”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria S.S. (25) nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur me ngjyrë të bardhë.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përballet me parashtresë përkatëse.

artikuj të ndërlidhura