Dimitrovska: Nuk ndihem fajtore

Nga Xh M
274 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 prill Zhurnal.mk – “Nuk i pranoj veprat dhe nuk ndihem fajtore”, theksoi ish‑kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska. As dy të akuzuarit e tjerë Mile Stolevski e Biljana Petrovska – Manteva, nuk ndihen fajtorë, ndërsa mbrojtja e Dimitrovskës kërkoi nga Prokuroria që ta tërheqë aktakuzën, sepse informacionet për të cilat ajo akuzohet se i ka shpërndarë nuk kanë qenë sekret zyrtar.

“Unë e kam arsyetuar parashtresën me listën e pastruar të provave dhe konsideroj se në veprimet nuk është vepra penale. As për zbulim të sekretit zyrtar dhe as për veprën penale të falsifikimit kompjuterik”, deklaroi Vlladimir Tufekxhiq, avokat i Dimitrovskës.

Nga Prokuroria janë të bindur se kanë prova të forta dhe se gjatë procedurës do të dëshmojnë se të akuzuarit i kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen.

“Personi, apo personat që janë të akuzuar në këtë rast konkret, kanë ndërmarrë veprime të cilat i përmbushin elementet themelore të veprave penale për të cilat ngarkohen. Përkatësisht janë nxjerrë sekrete zyrtare dhe janë dorëzuar tek persona të cilëve nuk është dashur t’u bëhen të qasshme”, tha Faton Azizi, prokuror.

Dimitrovska akuzohet për dy vepra penale: zbulim të sekretit zyrtar ndaj ish‑drejtorit të TEC “Negotinë”, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në lëndën “Aditivët”, si dhe për falsifikim kompjuterik. Sipas aktakuzës, auditori Mile Stolevski, në emër të saj, e ka dhënë testin për marrjen e certifikatës së sigurisë për qasje në informacione të klasifikuara. Në këtë lëndë të akuzuar janë Mile Stolevski dhe Biljana Petrovska – Manteva. Ndërsa procedura për Borçe Najdovin do të vazhdojë në kuadër të lëndës “Aditivët”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër