Gjykata e Apelit në Shtip refuzon ankesën, Ristov mbetet në arrest shtëpiak

Nga B.M
78 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 prill, Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit në Shtip e ka refuzuar ankesën dhe e ka konfirmuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj gjyqtarit Gjoko Ristov, njoftuan nga gjykata. Me këtë vendim, Ristov mbetet në arrest shtëpiak, pasi mbrojtja ishte ankuar ndaj vendimit të mëparshëm për vazhdimin e masës, përcjell Zhurnal.mk.

Gjyqtari Ristov, i cili ka punuar në Gjykatën e Apelit në Shkup, akuzohet për përfitim të kundërligjshëm dhe fshehje të pasurisë, si dhe për pastrim parash.

Aktakuza pason pasi në janar të vitit 2026 u gjetën 350 mijë euro para në dorë, të fshehura në murin e shtëpisë së prindërve të tij në Negotinë, për të cilat ai, sipas hetimeve, nuk kishte dëshmi për prejardhjen dhe nuk i kishte deklaruar në fletën anketuese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër