Moti sot: Diell me vranësira, reshje të mundshme në juglindje dhe erëra të forta

Nga B.M
124 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 prill, Zhurnal.mk – Moti në Maqedonia e Veriut gjatë ditës së sotme do të karakterizohet me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare, sipas parashikimeve meteorologjike.

Në pjesët juglindore të vendit priten kushte për reshje të shkurtra lokale shiu, të shoqëruara me bubullima të rralla. Ndërkohë, do të fryjë erë e fortë nga veriu, herë pas here me intensitet të shtuar, veçanërisht përgjatë luginës së Povardarje.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell, ndërsa era e fortë veriore do të jetë prezente gjatë ditës. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 16 gradë Celsius.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër