Prishtinë, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se pas kalimit të frontit atmosferik, parashihet përmirësim gradual i kushteve meteorologjike.
IHK njofton se moti pritet të jetë kryesisht i thatë, me kthjellime dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin rreth 8–9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë deri në 17°C.
Era do të fryjë nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, fillimisht me intensitet më të lartë, ndërsa gjatë ditës pritet të dobësohet gradualisht.
Presioni atmosferik pritet të shënojë rritje graduale, duke arritur vlera rreth 1008–1011 hPa.
Nga dita e shtunë parashihet rënie graduale e temperaturave, me vlera maksimale rreth 9–11°C.
Moti pritet të mbetet kryesisht i thatë, me mundësi për reshje të lehta lokale gjatë orëve të vona.

