Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Nga Xh M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 gusht Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka përmbyllur me një takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe drejtues të VLEN-it.

Në takimin e përbashkët kanë marrë pjesë edhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, si dhe deputeti Bekim Qoku.

“Ditën historike të sotme e përmbyllëm me një kafe së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, si dhe deputetin në Kuvendin e RMV-së, Bekim Qoku”, ka shkruar Sali.

Ai e ka cilësuar ditën si të mbushur me punë, projekte konkrete dhe hapa të rëndësishëm për të ardhmen.

“Punët vazhdojnë!”, ka përfunduar zëvendëskryeministri i parë Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër