Ditët Evropiane të Trashëgimisë, ngjyra dhe tinguj autentikë në Gjirokastër

nga D. V.

Gjirokastra nuk tërheq vizitorë vetëm për trashëgiminë historike dhe arkitekturën, por edhe me aktivitete kulturore që i japin jetë sokakëve.

Kështu, në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës eventi “Identitet që bashkon kohët” mblodhi qytetarë dhe turistë. Aktiviteti i organizuar nga bashkia e qytetit erdhi në kuadēr të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore” dhe “Ditës së Trashëgimisë Kulturore Kombëtare”.

Të rinj e nxënës shkollash bënë një paradë me veshje moderne të ndërthurura me elementë tradicionalë. Gjithashtu, nxënësit çelën një ekspozitë me punimet e tyre me materiale të riciklueshme. Ndërkohë që në një tjetër kënd të pazarit, u ekspozuan gatimet tradicionale gjirokastrite.

Në fund aktiviteti u mbyll me një koncert me elementë polifonikë nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Fato Berberi”.

Po në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, në Gjirokastër u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Gërmime arkeologjike në Antigone dhe Gjirokastër, vlerësimi i trashëgimisë dhe mundësitë për turizmin kulturor”.

Pjesëmarrës ishin studiues, arkeologë, specialistë të monumenteve të kulturës shqiptarë dhe italianë.

Përgjatë konferencës u prezantuan zbulimet e fundit arkeologjike në sitin e Antigonesë dhe më gjerë, të cilat zgjerojnë edhe hartën e vizitueshmërisë për turistët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More