DJ Gimbo optimist për ndeshjen Kosovë-Turqi: Do fitojmë me rezultatin 2-1

Nga D. V.
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

DJ Gimbo ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” në Prishtinë për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë për kualifikimin në Botëror.

Ai u shpreh optimist për ndeshjen, duke thënë se Kosova do të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Turqisë.

“Ndeshja del 2-1 për Kosovën. E kisha këtë ndjesi që kur u zgjova”, tha Gimbo.

 Foto: YouTube

Përpos futbollit, ish-banori i Big Brother VIP, zbuloi se ka shumë projekte me Gjestin, fituesin e edicionit të shkuar të BBV.

“Kemi shumë projekte me Gjestin, kur t’i publikojmë“, theksoi DJ Gimbo.

Ndër të tjera tha se pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në Shqipëri, mendonte se ambientimi do të ishte i lehtë, por nuk rezultoi ashtu.

I njëjti është larguar nga formati pak javë më parë nga një televotim kokë me kokë me Brikena Selmanin.

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër