Djali i Kadri Veselit hyn në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit ka hyrë në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton Telegrafi.

Në mesin e familjarëve që kanë mbërritur në Hagë për të ndjekur seancën janë edhe të afërm të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa interesimi për shpalljen e aktgjykimit është i madh.

Në këtë proces gjyqësor, aktgjykimi pritet të shpallet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Pranë objektit të Gjykatës Speciale janë parë familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të shumtë të mediave, të cilët po përcjellin nga afër zhvillimet në Hagë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër