Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, theksoi përkushtimin e tij ndaj Nerazzurrëve mes thashethemeve që e lidhin atë me një transferim te Barcelona gjatë verës.
Raportet pohuan se Barcelona kishte hapur bisedime për të nënshkruar me 28-vjeçarin, duke e identifikuar atë si një alternativë për Julian Alvarez të Atletico Madridit.
Megjithatë, sulmuesi argjentinas ka hedhur poshtë një transferim në Camp Nou, pasi dëshira e tij është ta mbyll karrierën te Interi.
“Do të doja ta përfundoja karrierën time te Interi. Jam shumë i lumtur këtu. Nuk mund ta imagjinoj veten diku tjetër”,
“Nëse nuk më përjashtojnë, do të qëndroj gjithmonë këtu!”, ka thënë Lautaro.
Ndryshe, “El Toro” e ka udhëhequr Interin drejt titujve të Serie A dhe Kupës së Italisë këtë sezon, duke shënuar 22 gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat.
Ai ka një kontratë që vlen deri në vitin 2029, ndërsa vlera e tij në treg aktualisht është 85 milionë euro.
