Do të ndërtohen dy garazhe me kate në Qendrën Klinike të Shkupit: 500 vende të reja parkimi

Nga admin
414 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 26 janar – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orece Gjorgjievski njofton se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, kanë vendosur që Qyteti i Shkupit të ndërtojë dy garazhe në kate në Qendrën Klinike, përcjell TV21. Këto garazhe në kate pritet të krijojnë 500 vende të reja parkimi.

“Me realizimin e këtij projekti, që do të zbatohet nga Qyteti i Shkupit, do të sigurohen rreth 500 vende të reja parkimi, duke i dhënë fund kaosit të gjatë me parkimin brenda dhe rreth Qendrës Klinike. Kjo është një zgjidhje konkrete, funksionale dhe e qëndrueshme, që do të lehtësojë jetën e përditshme dhe punën e punonjësve shëndetësorë, si dhe qasjen e pacientëve nga i gjithë vendi që vijnë çdo ditë për trajtim”, njoftoi Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër