Doganat e RMV-së pranojnë donacion nga Ambasada e SHBA-së kamera trupore: do të luftohet krimi dhe korrupsioni

Nga D. V.
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – Kanë filluar trajnimet për përdorimin e kamerave trupore, të cilat Drejtoria e Doganave i ka pranuar si donacion nga Ambasada e SHBA-ve, përmes Programit Ndërkombëtar për Ndihmë dhe Trajnim në Hetimet Kriminalistike (ICITAP) të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve, transmeton Zhurnal.

Sot, në pikën kufitare Bllacë, në prani të atasheut policor pranë Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve, Michael McKee, dhe udhëheqësit të Doganës së Shkupit, Tomisllav Rakiçeviq, u mbajt trajnimi i parë për 11 nëpunës doganorë të pikës kufitare, të cilët do të përdorin kamerat. Pas përfundimit të plotë të trajnimeve për gjithsej 30 nëpunës doganorë, kamerat trupore do të vihen plotësisht në funksion.

Kamerat trupore do të përdoren nga nëpunësit doganorë në pikat kufitare Bllacë, Tabanoc dhe Qafë Thanë. Përdorimi i tyre do të kontribuojë ndjeshëm në mbrojtjen e nëpunësve doganorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre të përditshme, ndërsa njëkohësisht pritet të ndihmojë edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër