Ferdi Kadioglu kujton ndeshjen me Kosovën: Ishte e vështirë, por kualifikimi për Botëror ishte si një ëndërr

Nga D. V.
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mbrojtësi i Kombëtares së Turqisë, Ferdi Kadioglu ka folur për emocionet e përjetuara pas ndeshjes ndaj Kosovës në Prishtinë, e cila i hapi rrugën ekipit të tij drejt Kupës së Botës 2026.

Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Ferdi Kadioglu, ka rikujtuar ndeshjen ndaj Kosovës teksa ka folur për TRT World në prag të Kupës së Botës 2026.

Mbrojtësi turk pranoi se sfida ndaj ‘Dardanëve’ ishte një nga më të vështirat në rrugëtimin e ekipit të tij drejt turneut më të madh të futbollit botëror, duke veçuar kushtet atmosferike dhe presionin e madh që ndiente para ndeshjes.

“Ndeshja me Kosovën nuk ishte e lehtë. Bënte shi, bënte ftohtë dhe frynte erë. Isha edhe pak nervoz”, deklaroi fillimisht Kadioglu.

Megjithatë, sipas tij, të gjitha vështirësitë u harruan menjëherë pas vërshëllimës së fundit, kur Turqia siguroi objektivin e madh.

“Por ndihesh si në ëndërr kur mbaron ndeshja dhe e kupton që do të shkosh në Kupën e Botës”, përfundoi mbrojtësi turk.

Turqia është njëra nga kombëtaret që do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, ndërsa Kadioglu pritet të jetë një nga lojtarët kyç të ekipit në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër