Don Xhoni flet për herë të parë për raportin me Loredana Bratin

Nga D. V.
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lansimi i albumit të ri “100%” e ka rikthyer Don Xhonin në qendër të vëmendjes.

Përveç projektit muzikor, artisti ka tërhequr interes edhe për shkak të fushatës së veçantë promovuese, ku në xhirot me makinë u shfaqën emra të njohur të skenës shqiptare mes tyre Adelina Ismaili dhe Vedat Bajrami.

Gjatë promovimit të albumit, reperi u përball edhe me pyetje që nuk kishin të bënin me muzikën.

 Foto: YouTube

Një prej tyre lidhej me Loredana Brati, e cila nuk u pa në asnjërën prej videove promovuese, ndonëse shumë figura publike morën pjesë në këtë fushatë.

I pyetur për mungesën e saj, Don Xhoni sqaroi se mes tyre vazhdon të ekzistojë një raport i mirë dhe nuk kurseu fjalët pozitive për ish-banoren e BBVA në një intervistë për Prive.

“Lori është shumë mirë, shumë ‘nice’. Kam shumë respekt për të. Raporti sot me të është shumë i mirë, është shumë vajzë e mirë dhe ia uroj të gjitha të mirat”, u shpreh ai.

Don Xhoni dhe Loredana Brati u përfolën gjatë muajve të kaluar për një lidhje të mundshme, pasi u panë shpesh bashkë dhe shkëmbyen komente e ngacmime në rrjetet sociale. 

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër